IdentiTek Logo

e-Kupon N’ÇAST NGA IDENTITEK

Politika e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË

  1. HYRJE

Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan mënyrën se si IdentiTek SHA mbledh, përpunon dhe mbron të dhënat tuaja personale kur përdorni shërbimet tona të tregtisë elektronike në blerjen e kuponëve elektronikë. Ne angazhohemi të respektojmë privatësinë tuaj dhe të përmbushim kërkesat ligjore sipas Ligjit Nr. 124, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. IdentiTek SHA garanton se të dhënat tuaja mblidhen dhe përpunohen për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore. Duke përdorur portalin për blerjen e kuponave elektronikë online, ju jepni pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantoni që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

  1. RRETH NESH

Ne jemi IdentiTek SHA, krijuar me VKM nr. 80, datë 14.02.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike”, me adresë të regjistruar në Rrugën Xhenfize Keko 111, Hyrja 1, Tiranë, Shqipëri, me adresë e-mail info@identitek.al.

  1. TË DHËNAT E MBLEDHURA

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe IdentiTek është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor. IdentiTek SHA mban përgjegjësi për mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe mbrojtjes së informacionit që na ofroni.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjes online të kuponit elektronik. Ju merrni përsipër që këtë fjalёkalim ta mbani gjithmonё të fshehtë. Nëse ju keni arsye të dyshoni se llogaria e juaj mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, lutem të njoftoni menjëherë IdentiTek.

Gjatë kryerjes së pagesës, ju lidheni automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat tuaja bankare, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të IdentiTek dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të IdentiTek. Në kuadër të shërbimeve tona, mund të mbledhim dhe përpunojmë informacionin e mëposhtëm:

  • Të dhëna identifikimi: emri, mbiemri, email, numër telefoni;

  • Të dhëna ekonomike dhe financiare: informacione mbi pagesat dhe transaksionet (nuk ruajmë të dhënat e kartave të kreditit/debitit, pasi ato trajtohen nga përpunuesit e autorizuar të pagesave);

  • Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i pajisjes, aktiviteti në faqen tonë.

  1. SI PËRDOREN TË DHËNAT TUAJA

Të dhënat që mbledhim online përdoren për menaxhimin e blerjeve tuaja të kuponave elektronikë. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:

  • Procesimi i blerjeve dhe transaksioneve:

Të dhënat tuaja përdoren për të përpunuar blerjet dhe pagesat, si dhe për të siguruar që të merrni njoftimet dhe konfirmimet përkatëse lidhur me blerjet në faqen tone të internetit. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja sepse përpunimi i tyre është i nevojshëm që ne të lidhim një kontratë blerjeje me ju.

  • Ruajtja e sigurisë dhe parandalimi i mashtrimeve:

Ne monitorojmë aktivitete të dyshimta për të mbrojtur përdoruesit dhe shërbimet tona nga përdorimi i paautorizuar. Identitek garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi dhe/ose shpërndarja e pautorizuar.

  • Analiza statistikore për përmirësimin e shërbimeve tona:

Nëse hyni në faqen tonë të internetit, ju informojmë se do t'i trajtojmë të dhënat tuaja për qëllime analitike dhe statistikore, domethënë, për të kuptuar mënyrën në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me faqen tonë të internetit dhe me veprimet që zbatojmë në faqe e internetit, kështu që ne mund të përmirësojmë shërbimet tona. Ne konsiderojmë se kemi një interes legjitim për të analizuar përdorueshmërinë e faqes sonë të internetit, pasi e kuptojmë që përpunimi i këtyre të dhënave është i dobishëm edhe për ju sepse qëllimi është të përmirësoni përvojën si përdorues dhe të siguroni një shërbim me cilësi më të lartë.

  1. PARIMET LIGJORE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE

Përpunimi i të dhënave tuaja personale mbështetet në këto parime dhe ligje: 

  • Ligji nr. 124/2024 Për mbrojtjen e të dhënave personale

  • Pëlqimi juaj për përpunimin e të dhënave për qëllime specifike sipas kësaj Politike Privacie;

  • Përmbushja e një kontrate kur regjistroheni dhe kryeni transaksione për blerjen e kuponëve elektronikë;

  • Interesi legjitim i IdentiTek për të siguruar sigurinë dhe përmirësimin e shërbimeve.

  1. ME KË I NDAJMË TË DHËNAT TUAJA

Ne nuk shesim dhe nuk japim me qira të dhënat tuaja. Me qëllim mundësimin e shërbimit të tregëtisë elektronike mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me:

  • Institucionet financiare dhe ofruesit e pagesave që mbështesin shërbimin e-commerce;

  • Ofruesit e shërbimeve teknologjike që mbështesin operacionet tona;

  • Autoritetet ligjore kur kërkohet nga ligji ose për mbrojtjen e të drejtave tona;

  • Subjektet e zbulimit dhe parandalimit të mashtrimit.

  1. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA

Ne zbatojmë masa sigurie të avancuara, përfshirë:

  • Enkriptimin SSL 128-bit për mbrojtjen e të dhënave gjatë transmetimit;

  • Monitorim të vazhdueshëm të sistemeve për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike;

  • Ruajtje të të dhënave në server të sigurtë, të mbrojtur nga firewall dhe protokolle të avancuara sigurie.

  1. TË DREJTAT TUAJA

Ju keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 e vijues të Ligjit Nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@identitek.al. Në përputhje me ligjin, ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni akses dhe korrigjim të të dhënave tuaja;

  • Kërkoni fshirjen e të dhënave nëse nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur;

  • Tërhiqni pëlqimin për përpunimin e të dhënave.

Çdo kërkesë në lidhje me të drejtat tuaja mund të dërgohet në info@identitek.al dhe do të trajtohet brenda 30 ditëve.

Juduhettënajepnitëdhënattuaja,joatotë palëve të treta, përveç në masën e lejuar ndryshe në këtë Politikë të Privatësisë, si është shembulli kur prindi apo kujdestari ligjor blen kuponin elektronik për fëmijën dhe/ose personin nën kujdestari. Ju kenitëdrejtëtëmerrniinformacioninnësekorrigjimi ose fshirjaështëkryer apojobrenda30ditëvengamomenti kur është marrë kërkesa për korrigjim apo fshirje, përndryshe keni të drejtë të paraqisni një kërkesë tek Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Informacionit.

Nëse një palë e tretë na ka dhënë të dhënat tuaja ose i keni dhënë vetë si rezultat i një veçorie ose shërbimi të kërkuar nga një prej përdoruesve tanë, ne do t'i përdorim ato për të menaxhuar shërbimin në fjalë në secilin rast, brenda kufijve të qëllimeve të renditura në këtë Politikë Privatësie.

  1. KONTAKT

Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me të dhënat tuaja personale, mund të na kontaktoni:

  • Email: info@identitek.al

  • Telefon: +355 4 242 0000

  • Adresa: Rruga Xhenfize Keko 111, Hyrja 1, Tiranë

Kjo Politikë e Privatësisë hyn në fuqi nga data e publikimit dhe mbetet e vlefshme deri në përditësimin e radhës.

12.03.2025

Kontakto

Jemi këtu, të përkushtuar
për t'ju ndihmuar.

Kontaktoni