Terms of Service
TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME
1. HYRJE
Kjo marrëveshje përcakton termat dhe kushtet e përgjithshme që rregullojnë përdorimin e kësaj faqe në internet (e-kupon.identitek.al) dhe blerjen e kuponave elektronikë në të (këtu e në vijim “Kontrata”).
Rekomandojmë që përpara se të përdorni këtë faqe interneti të lexoni me kujdes edhe Politikën tonë të Privatësisë. Kur përdorni këtë faqe interneti ose bëni një blerje në të, ju jeni të detyruar të respektoni këto kontrata. Në rast të mospajtimit me këto kontrata, nuk mund të vazhdoni me tej në përdorimin e kësaj faqe interneti.
Këto kontrata mund të ndryshohen. Është përgjegjësia juaj t'i lexoni ato në mënyrë periodike, pasi ato do të zbatohen në kohën e përdorimit të faqes së internetit ose kur kryeni një blerje.
Kjo faqe interneti është e disponueshme në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Për rrjedhojë, këto kontrata janë të aplikueshme për të dy versionet gjuhësore.
Ju pranoni dhe jeni dakord se faqja zyrtare e internetit e IdentiTek SHA (këtu e në vijim “IdentiTek”) dhe shit-blerja e kuponave elektronikë, janë për përdorimin tuaj personal, të realizuar nëpermjet një kompjuteri, aparati telefonik të mencur ose pajisjeje tjetër elektronike.
2. RRETH NESH
Shitja e kuponave elektronike për pajisjen e shtetasve me dokument biometrik në Republikën e Shqipërisë përmes Zyrave të Aplikimit të IdentiTek në Shqipëri apo në Zyrat e Aplikimit të Përfaqësive në Republikën e Shqipërisë përmes kësaj faqe interneti (këtu e në vijim “Kupon Elektronik”) kryhet me emrin IdentiTek SHA, krijuar me VKM nr. 80, datë 14.02.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike”, me adresë të regjistruar në Rrugën Xhenfize Keko 111, Hyrja 1, Tiranë, Shqipëri, me adresë e-mail info@identitek.al.
3. PËRDORIMI I FAQES SË INTERNETIT
Informacioni ose detajet personale që ju na jepni do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë. Kur përdorni këtë faqe interneti, ju pajtoheni me përpunimin e informacionit dhe deklaroni se të gjitha informacionet e dhëna janë të vërteta dhe korrespondojnë me realitetin.
Gjatë përdorimit të kësaj faqe interneti për kryerjen e një blerje përmes saj, ju pranoni të: (i) Përdorni këtë faqe interneti për të kryer blerje të ligjërisht të vlefshme duke mos kryer blerje false ose mashtruese. Nëse konsiderohet në mënyrë të arsyeshme se është bërë një blerje e këtij lloji, IdentiTek do të jetë i autorizuar ta anulojë atë dhe të informojë autoritetet kompetente. (ii) Na jepni adresën tuaj të postës elektronike, dhe/ose detajet e tjera të kontaktit me vërtetësi dhe saktësi. Ju gjithashtu pajtoheni që ne mund t'i përdorim këto informacione për t'ju kontaktuar në kontekstin e blerjes tuaj nëse është e nevojshme (shiko Politikën tonë të Privatësisë). Nëse nuk na jepni të gjitha informacionet që na duhen, ju nuk mund të bëni blerjen tuaj. (iii) Na jepni autorizimin të përpunojmë të dhënat personale si për shëmbull numri i kartës së identitetit, mosha, gjinia, datëlindja, vendlindja, etj., me qëllim blerjen e Kuponit Elektronik.
IdentiTek rezervon të drejtën pëer të pezulluar/përfunduar ofrimin e shërbimit të shitjes online apo aksesin në faqen e saj të internetit në çdo kohë për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmiresuar faqen ose shërbimet ose per çfarëdo arsye tjeter.
4. DISPONUESHMËRIA E SHËRBIMIT
Përdorimi i shërbimit të blerjes online ofrohet në Republikën e Shqipërisë dhe në ato shtetete ku janë të disponueshme Zyrat e Aplikimit në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë. Gjithsesi, kjo nuk përjashton blerjen e Kuponit Elektronikë në një shtet tjetër dhe përdorimin e tij në Zyrën e Aplikimit përkatëse.
5. PËRDORIMI I SHËRBIMIT I BLERJEVE ONLINE
Për të kryer blerje të Kuponit/ëve Eloktronik, në këtë faqe interneti, ju deklaroni se jeni mbi 18 vjeç dhe kualifikoheni ligjërisht për të lidhur kontrata detyruese. Për të kryer një blerje Ju duhet të plotësoni emrin, mbiemrin, adresën e tuaj elektronike, si dhe fjalëkalimin e tuaj. Të dhënat e plotësuara nga Ju duhet të jenë të vërteta dhe të sakta. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Ju dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë.
Blerja e Kuponit Elektronik të perzgjedhur bëhet duke zgjedhur Kuponin Elektronik të dëshiruar, dhe më mund të “Procedoni me blerjen”. Pas perfundimit me sukses te procesit te blerjes, ju do të merrni një email që konfirmon blerjen tuaj dhe në të njëjtin e-mail-it do të merrni Kuponin Elektronik të bashkëngjitur.
Përfundimi i procedurës së blerjes është pranimi zyrtar i dispozitave të Kontratës dhe Politikës së Privacisë.
Në rast se zbuloni se ka ndodhur një gabim gjatë plotësimit të të dhënave tuaja personale, në çdo rast, ju do të jeni në gjendje të korrigjoni gabimet që lidhen me të dhënat personale të dhëna gjatë procesit të blerjes duke kontaktuar adresën e emailit info@identitek.al apo numrin e telefonit +355 4 2420000, si dhe duke ushtruar të drejtën e korrigjimit, të parashikuar në Politikën tonë të Privatësisë.
Nëse zbuloni një gabim në blerjen tuaj edhe pas përfundimit të procesit të blerjes, duhet të kontaktoni menjëherë IdentiTek me qëllim për të korrigjuar gabimin.
6. KONFIRMIMI I MARRJES SË KUPONIT ELEKTRONIK
Pas përfundimit të blerjes së Kuponit Elektronik, IdentiTek iu dërgon me mesazh nëpërmjet postës elektronike Konfirmimin e Marrjes së Kuponit Elektronit në kornizën kohore prej 1 (një) minutë nga konfirmimi i blerjes dhe, në çdo rast, brenda një periudhe maksimale prej 15 (pesëmbëdhjetë) minutash nga momenti i Konfirmimit të Blerjesë (“Korniza Kohore e Dorëzimit”).
Megjithatë, mund të ketë vonesa për arsye të tilla si shfaqja e rrethanave të paparashikuara. Nëse për ndonjë arsye IdentiTek nuk është në gjendje të respektojmë Kornizën Kohore të Dorëzimit, atëherë blerja nuk është realizuar dhe procesi i blerjes të kryhet nga fillimi.
Për qëllimin e kësaj Kontrate, Konfirmimi i Marrjes së Kuponit Elektronik do të kuptohet se ka ndodhur ose është “dorëzuar” menjëherë pasi IdentiTek ka dërguar në adresën tuaj elektronike Kuponin Elektronik.
7. MËNYRAT E PAGESËS DHE ÇMIMI
Çmimi i Kuponit Elektronik do të jetë siç përcaktohet në çdo kohë në faqen tonë të internetit, përveç në rast të ndonjë gabimi të dukshëm. Edhe pse bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që çmimet e paraqitura në faqen e internetit të jenë të sakta, mund të ndodhin gabime. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmimin e ndonjë prej kuponëve elektronikë që keni blerë, ne do t'ju informojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t'ju japim mundësinë të konfirmoni blerjen tuaj në çmimin e saktë ose ta anulloni atë. Nëse nuk jemi në gjendje t'ju kontaktojmë, blerja do të konsiderohet e anulluar dhe të gjitha shumat e paguara do t'ju rimbursohen plotësisht.
Ju mund të bleni disa Kupona Elektronikë. Procedura për blerjen e secilit Kupon Elektronik duhet të bëhet nga fillimi përsa kohë nuk mund të blehen disa Kupona Elektronikë në të njëjtën kohë.
Çmimet në faqen e internetit janë të përjashtuara nga TVSH. Çmimet mund të ndryshojnë në çdo kohë. Ndryshimet nuk do të ndikojnë në blerjet për të cilat kemi dërguar një konfirmim blerje.
Ju mund të përdorni, si metodë pagese, kartat e mëposhtme, debiti ose krediti: Visa dhe MasterCard.
Nuk do të pranohen blerje nga procesorë të pagesave të palëve të treta; apo pagesa nëpërmjet procesorëve të parave elektronike.
Karta juaj e kreditit do te faturohet per çmimin e Kuponi Elektronik. Pagesa në kartën tuaj do të bëhet në kohën kur blerja juaj të dërgohet në adresën tuaj elektronike. Për të minimizuar rrezikun e aksesit të paautorizuar, detajet e kartës tuaj të kreditit do të kodohen. Pasi të marrim blerjen tuaj, ne kërkojmë një autorizim paraprak në kartën tuaj për të siguruar që ka fonde të mjaftueshme për të përfunduar transaksionin.
Pasi klikoni për të finalizuar blerjen, ju keni konfirmuar që karta e kreditit është e juaja. Kartat e kreditit i nënshtrohen verifikimit dhe autorizimit nga subjekti lëshues i tyre. Nëse subjekti nuk e autorizon pagesën, ne nuk do të jemi përgjegjës për mospërpunimin e blerjes dhe ne nuk do të jemi në gjendje të lidhim këtë Kontratë me ju.
IdentiTek nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
IdentiTek nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të IdentiTek apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e IdentiTek.
8. E DREJTA E TËRHEQJES
Në cilësinë e konsumatorit, ju keni të drejtë të tërhiqeni nga Kontrata brenda 14 ditëve, pa dhënë ndonjë arsye.
Periudha e tërheqjes do të skadojë pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju keni blerë Kuponin Elektronik me kushtin që ju akoma nuk e keni përdorur duke aplikuar në Zyrat e Aplikimit për dokumentin biometrik.
Për të ushtruar të drejtën e tërheqjes, ju mund të njoftoni, para se të skadojë afati i tërheqes me kushtin që nuk keni aplikuar në Zyrën përkatëse të Aplikimit duke dërguar një email në info@identitek.al.
Nëse vendosni të tërhiqeni nga kjo Kontratë, IdentiTek do t'ju kthejë të gjitha pagesat e marra nga ju, pa asnjë vonesë, dhe në çdo rast, brenda 14 ditëve nga data e tërheqjes prej kësaj Kontrate. Ne do të bëjmë rimbursimin e shumave duke përdorur të njëjtat mjete pagese që keni përdorur për transaksionin fillestar. Duke lidhur marrëveshjen e blerjes, në përputhje me këtë Kontratë, dhe duke e pranuar Kontratën, ju pranoni këtë mënyrë rimbursimi në rast tërheqjeje. Në çdo rast, nuk do të pësoni asnjë tarifë shtesë si rezultat i rimbursimit.
Pavarësisht nga sa më sipër, ne mund të ndalojmë procesin e rimbursimit nëse ndërkohë keni kryer aplikimin për dokument biometrik në Zyrat e Aplikimit IdentiTek.
9. PRONËSIA INTELLEKTUALE
Të gjitha të drejtat e autorit, markat dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi përmbajtjen e faqes i përkasin IdentiTek. Përdorimi i materialeve lejohet vetëm për qëllime të ligjshme dhe të autorizuara. Kjo faqe përdoret sipas dispozitave që përcaktohen shprehimisht këtu. Ju keni të drejtë ta përdorni këtë faqe vetëm për përdorimin e tuaj personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar
.
10. KUFIZIMET E PËRDORIMIT TË FAQES SË INTERNETIT
Ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, në shmangnien e identifikimit të përdoruesit ose sigurinë e hostuesit, rrjetit ose llogarisë dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, hostuesi ose rrjeti dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motoret e kërkimit për të corientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojnë faqen e ligjshme te IdentiTek ose shpërndarjen e viruseve, worms, Trojans, spyware apo çdo lloj tjetër malware që mund të dëmtojë teknologjikisht faqen ose të përmbajë përmbajtje të dëmshme. Ndalohet gjithashtu përpjekja për të fituar qasje të paautorizuar në këtë faqe, në serverin ku është hostuar ose në ndonjë server, kompjuter apo databazë të lidhur me të. Çdo përpjekje për të sulmuar këtë faqe interneti është e ndaluar. Është e ndaluar të angazhoheni në veprime që kanë për qëllim të pengojnë përdoruesit e tjerë të përdorin dhe gëzojnë faqen dhe veprime që mund të dëmtojnë ose prishin imazhin e IdentiTek ose të një pale të tretë.
11. KOMUNIKIMI ME SHKRIM
Rregulloret në fuqi kërkojnë që disa nga informacionet ose njoftimet që ju dërgojmë juve të jenë me shkrim. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju pranoni që shumica e komunikimit me IdentiTek të jetë elektronike. Për qëllime kontraktuale, ju pranoni të përdorni këtë mjet elektronik të komunikimit dhe pranoni që informacionet që ju dërgojmë në mënyrë elektronike, përputhen me kërkesat ligjore të të ofruarit të tyre me shkrim. Kjo gjendje nuk do të ndikojë në të drejtat tuaja ligjore.
12. NJOFTIMET
Njoftimet që ju na dërgoni duhet të dërgohen mundësisht adresës sonë së email. Ne mund t'ju dërgojmë njoftime me postë elektronike në adresën elektronike që na keni dhënë kur bëtë blerjen. Njoftimet do të procesohen menjëhere, brenda 24 orë pasi ato të jenë dërguar me email/postë ose brenda tre ditë pune.
13. TRANSFERIMI I TË DREJTAVE DHE DETYRIMEVE
Kontrata është e detyrueshme për të dyja Palët. Ju nuk mund ta transferoni, hiqni dorë prej saj ose t’ia kaloni një pale të tretë asnjë nga të drejtat apo detyrimet që rrjedhin nga Kontrata.
Nga ana jonë, ne kemi të drejtën të transferojmë, delegojmë, nënkontraktojmë ose në çfarëdo mënyre tjetër të kalojmë Kontratën apo ndonjë të drejtë ose detyrim që buron prej saj, në çdo moment gjatë kohëzgjatjes së saj. Megjithatë, këto veprime nuk do të ndikojnë në të drejtat tuaja të mbrojtura me ligj në cilësinë tuaj si konsumator, kufizojmë apo anulojmë garancitë që mund t’ju kemi ofruar, qoftë shprehimisht apo në mënyrë të nënkuptuar.
14. FORCA MADHORE
IdentiTek nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë mosrespektim ose vonesë në përmbushjen e detyrimeve tona sipas Kontratës, nëse ato shkaktohen nga rrethana jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (“Forca Madhore”).
Forca Madhore përfshin çdo veprim, ngjarje, dështim për të vepruar apo aksident përtej kontrollit tonë të arsyeshëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) Greva, protesta, trazira civile, revolta, pushtime, sulme terroriste, sulme kibernetike; (ii) Fatkeqësi natyrore si zjarre, shpërthime, stuhi, përmbytje, tërmete, shembje, epidemi apo ngjarje të tjera të ngjashme; (iii) Pamundësi për të përdorur sistemet telekomunikuese; (iv) Aktet, dekretet, legjislacioni, rregulloret apo kufizimet e vendosura nga qeveritë ose autoritetet publike.
Gjatë periudhës së Forcës Madhore, detyrimet tona sipas Kontratës do të pezullohen, dhe afatet për përmbushjen e tyre do të zgjaten për një kohë të barabartë me kohëzgjatjen e situatës së Forcës Madhore. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e arsyeshme për të zgjidhur situatën ose për të gjetur një mënyrë alternative që na lejon të përmbushim detyrimet tona kontraktuale, pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga Forca Madhore.
15. HEQJA DORË
Heqja dorë nga ana jonë prej një të drejte ose veprimi specifik nuk do të përbëjë heqjen dorë nga të drejtat ose veprimet e tjera që rrjedhin nga Kontrata.
Heqja dorë nga ana jonë prej të drejtave ose veprimeve që rrjedhin nga Kontrata, nuk do të hyjë në fuqi nëse nuk përcaktohet shprehimisht që është heqja dorë nga të drejtat dhe nëse nuk zyrtarizohet apo u njoftohet ju në përputhje me dispozitat e seksionit për Njoftimet më sipër.
16. VEÇUESHMËRIA
Nëse ndonjë ndonjë dispozitë e Kontratës shpallet e pavlefshme dhe pa fuqi me vendim nga autoriteti përkatës, dispozitat e mbetura do të mbeten në fuqi pa u ndikuar nga deklarata e anullimit në fjalë.
17. KONTRATA E PLOTË
Kjo Kontratë dhe çdo dokument i referuar në të përbëjnë kontratën e plotë midis Palëve, duke zëvendësuar çdo pakt, marrëveshje ose premtim të mëparshëm të bërë midis Palëve me gojë ose me shkrim.
Palët pranojnë që ne kemi rënë dakord të hyjmë në kontratë pa u varur në ndonjë deklaratë ose premtim i bërë nga Pala tjetër, ose që mund të kishte rezultuar nga ndonjë deklaratë ose dokument në negociatat midis dy Palëve para kësaj Kontrate, përveç atyre të përmendura shprehimisht në këtë Kontratë.
Asnjë Palë nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me ndonjë deklaratë të pavërtetë të bërë nga Pala tjetër, me gojë ose me shkrim, përpara datës së kësaj Kontrate (përveç nëse deklarata e pavërtetë në fjalë është bërë me qëllim mashtrimi).
18. E DREJTA JONË PËR TË NDRYSHUAR KONTRATËN
Në atë masë sa lejon ligji, ne kemi të drejtë t'i rishikojmë dhe modifikojmë Kontratën në çdo kohë. Ju jeni subjekt ndaj dispozitave të Kontratës në fuqi në momentin kur përdorni këtë faqe interneti ose kur bëni ndonjë blerje.
Ndryshime të tilla do të hyjnë në fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pasi të jenë postuar në faqen zyrtare. Nëse vazhdoni te perdorni faqen tonë të internetit, do të merret e mirëqënë se Ju keni pranuar ndryshimet qe iu është bërë Kontratës.
19. LEGJISLACIONI I ZBATUESHËM DHE JURISDIKSIONI
Përdorimi i faqes sonë të internetit për blerjen e Kuponave Elektronikë rregullohen nga legjislacioni shqiptar. Mosmarrëveshjet që lindin ose kanë të bëjnë me përdorimin e faqes së internetit ose kontratat e përmendura do t'i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave shqiptare.
12/03/2025